Xheni Cani


Email:

Xheni Cani (Hyka)

Znj. Xheni Cani (Hyka) ka lindur më 02.02.1989 në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 2011 (Fakulteti i Ekonomisë) në degën Administrim Biznes.
Eksperiencën e punës znj. Cani (Hyka) e ka nisur në prill 2012 në sektorin privat si specialist i marrjes në sigurim deri më shkurt 2014.
Që nga shkurt 2014 ka nisur eksperiencën në administratën publike, si specialist pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor deri më tetor 2016.
Më pas nga muaji tetor 2016 – maj 2023 ka mbajtur pozicionin e Përgjegjësit në Sektorin e Financës në Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.
Në qershor 2023 është emëruar në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor deri në prill 2024.
Nga maj 2024 mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.
Gjithashtu znj. Cani (Hyka) është njohëse shumë e mirë e programeve “Financa 5” dhe “Alpha Platinum”.
Gjatë këtyre viteve gjithashtu është certifikuar si Training of Trainers (ToT) për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin në Shqipëri si dhe certifikuar në Kontabiliteti në Financat Publike, Kontrolli i Brendshëm Financiar, Prokurimi Publik, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik etj.
Znj. Xheni Cani (Hyka) zotëron shumë mirë gjuhët Angleze dhe Italiane