Vilma Tomço
Mjeshtër Trajnimi
Dr. Vilma Tomço, mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për certifikimin elektronik dhe sigurinë kibernetike, që nga viti 2017, duke dhënë kontribut në politikat kombëtare të sigurisë kibernetike, nëpërmjet Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (2020-2025), rregullimit të kuadrit ligjor si dhe rritjes së sigurisë kibernetike tek Infrastrukturat Kritike e të Rëndësishme të vendit.
Nga viti 2013 deri në vitin 2017, ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Agjendës Evropiane për TIK, i riemëruar “Inovacioni dhe Mirëqeverisja”. Gjatë kësaj periudhe ka kontribuar dhe drejtuar procesin për hartimin e Strategjisë “Agjenda Digjitale e Shqipërisë 2015-2020”, duke kontribuar në implemtimin e politikave inovatore në vend dhe zhvillimin e ekosistmit të inovacionit.
Ajo, ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës në periudhën 1984-89. Ajo mban gradën “Doktor” në Sistemet e Informacionit me temën “Vlerësimi dhe implementimi i e-Qeverisjes në vendet në zhvillim. Rasti i Shqipërisë: Modeli i shërbimeve publike për qytetarët”. Ka kontribuar me një sërë artikujsh shkencorë e punimesh të prezantuara në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si dhe ka qenë pjesmarrëse në disa panele diskutimesh mbi çështjet e sigurisë kibernetike etj.
Më parë, ka një eksperiencë 24 vjeçare (1989- 2013) në sektorin e telekomunikacioneve, duke mbajtur disa pozicione si: specialiste në departamentin e zhvillimit të IT e më tej drejtore e Departamentit të IT, drejtore e Departamentit të Sistemeve etj. Ka udhëhequr disa projekte si ai i implementimit të internetit në Shqipëri, zhvillimin, ndërtimin e implementimin e sistemeve të faturimit e kujdesit të klientëve, me vlera mbi 1 milion Euro etj.
Që nga viti 1989 e vijim, është pedagoge pranë Fakultetit Ekonomik si dhe e disa universiteteve të tjera publike e jo publike, duke kontribuar në edukimin e studentëve në çështjet e teknologjisë e Inovacionit, të auditimeve në TIK, si dhe të sigurisë e kibernetike.
Kontribuese dhe mbështetëse e nismave si Albanian Cyber Academy Women in Technology, Women for Cyber, Protect online children, etj.