Photo of Cthulu

Pjerina Gaxha – Trajner

Pjerina Gaxha është Drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale, pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ka një karrierë 10 vjeçare pune pranë këtij institucioni, ku ka punuar që prej vitit 2010. Ky institucion ka kompetenca të plota për mbikëqyrjen e përpunimit të të dhënave personale në sektorin publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë. Është diplomuar si juriste dhe ka master shkencor pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ka master profesional në Administrim Publik, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Është e pajisur me liçensë avokatie nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Eksperienca të mëparshme të punës kanë qenë si pjesë e sektorit juridik në institucione të ndryshme shtetërore si Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Agjensia Kombëtare e Turizmit etj,. Ka praktike punë pranë Ministrisë së Drejtësisë Madrid, Spanjë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe gjithashtu, ka eksperiencë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, gjatë angazhimit të saj profesional pranë Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara, si juriste dhe As/avokate në dy projekte të UNHCR dhe Terre des Hommes. Ka zhvilluar trajnime të ndryshme si trajnimi i vazhdueshëm 2-vjeçar “Kurrikula për Mbrojtjen e të Dhënave” i projektit të BE Europeaid/129606/C/SER/AL, ku edhe është pajisur me certifikimin përkatës. Gjithashtu, mban certifikatën si trajnuese (TOT) për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.