Fran Brahimi
Mjeshtër Trajnimi
Është Drejtor i Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe pedagog i ftuar (i jashtëm) pranë: Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit Universitar të Biznesit. Ai jep lëndë të ndryshme të shkencës financiare (në nivel Bachelor dhe Master) si: Drejtim Financiar, Drejtim Financiar të Organizatave Publike, Financë Publike, Taksim, Paraja dhe Banka etj.
Është diplomuar në shkencat ekonomike Dega Financë, në Fakulttetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe në shkencat juridike në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar dy mastera shkencor njërin në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe tjetrin në Universitetin Bradford, Angli në fushën e financës.
Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën akademike, kërkimore dhe shkencore si dhe në administratën publike.
Është angazhuar dhe ka kontribut real në reformat; e modernizimit të qeverisjes vendore, decentralizimit fiskal, financave vendore në veçanti dhe financave publike në tërësi.
Është autor i shumë artikujve shkencor të botuar në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit, po ashtu është autor dhe bashkëautor i dy monografive.
Ai mban titullin Profesor i Asociuar që nga viti 2013, dhe është duke punuar për titullin akademik Profesor (Profesor Doktor).