Photo of Cthulu

Fatmira Kola

Mjeshtër Trajnimi

Znj. Fatmira Kola është angazhuar pranë ASPA si hartuese kurrikule në vitin 2018. Zj. Kola është Doktore e Shkencave në “Financë dhe Bankë” nga Universiteti i Romës “Tor Vergata”. Tema e saj e Doktoraturës është vlerësuar me rëndësi të lartë Shkencore. Ajo ka përfunduar Masterin Shkencor në “Ndermjetësit Financiar, Financë Ndërkombëtare dhe Menaxhim Risku” në Universitetin e Romës “La Sapienza” me rezultatin maksimal 110/110. Në të njëjtin Universitet përfundoi edhe studimet Bachelor në “Bankat, Sigurimet dhe Tregjet Financiare”.

Nga 2011 është e angazhuar si Pedagoge në profilin Bankë dhe Financë dhe prej 2016 në fushen e menaxhimit te riskut ne sektorin Bankar. Nga viti 2012 Znj. Kola është Anëtare e Komitetit Shkencor dhe pjesë e Reviewing Committee në International Scientific Conferences on Economic and Social Development. Nga 2017 Znj.Kola është Anëtare e Grupit të Vlerësimit të cilësisë në nivel bazë dhe Anëtare dhe Kryetare e Grupit të Vlersimit të brëndshëm pranë “Albania University”. Ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime në Shqipëri, Itali, Kosovë, Maqedonine e Veriut, Slloveni, Francë, Luxembourg, Cipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca me faktor impakti. Disa nga studimet e saj janë prezantuar në Bankën e Shqipërisë, Bankën Qendrore te Maqedonisë, Bankes Qendrore Europiane, Bankës Europiane të Investimeve, London School of Economics and Political Science dhe Universitete te tjera vendase dhe te huaja.

Fatmira është çertifikuar edhe si trajnuese e Softwareve Alpha dhe njohëse shumë e mirë e Stata Software. Znj. Kola flet Anglisht, Italisht dhe Frengjisht.