Evis Gjebrea
Mjeshtër Trajnimi
Zj. Evis Gjebrea mban pozicionin e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm për Çështjet Administrative pranë Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizime Tiranë sha. (UKT) që prej Mars 2016. Përpara këtij pozicioni Zj. Gjebrea ka punuar pranë Bashkisë së Tiranës dhe ka qënë anëtare e Bordit Mbikqyrës të UKT sha. Ajo është përgjegjëse për mbikqyrjen e proçesit të formulimit dhe zbatimit të politikave financiare dhe të shitjes. Gjithashtu është përgjegjëse për të përfaqësuar shoqërinë tek palët e treta dhe partnerët/institucionet ndërkombëtare.
Zj. Gjebrea ka një eksperiencë të gjerë profesionale. Ka punuar për 8 vjet në Ministrinë e Financave në Drejtorinë e Borxhit të Jashtëm dhe si kordinatore për projektet e Bankës Botërore. Gjithashtu ka qënë konsulente e Bankës Botërore në Washington D.C dhe Tiranë. Përgjatë viteve Zj. Gjebrea ka demonstruar njohuri profesionale të rajonit duke qënë e përfshirë me projekte që janë zbatuar në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi.
Zj. Evis Gjebrea ka një formim akademik dhe kërkimor dhe mban titullin Doktor i Shkencave të Ekonomisë duke u fokusuar me studimet e saj në modelet e efiçiencës në sektorin e ujit dhe kanalizimeve në Shqipëri. Zj. Gjebrea ka një eksperiencë 10 vjeçare në mësimdhënie duke qënë 7 vjet lektore me kohë të plotë pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe me kohë të pjesshme pranë Universitetit të New York në Tiranë. Zj. Gjebrea ka kryer studimet post universitare 1 vjeçare për Politikat Publike dhe Aministrim pranë Universitetit George Washington University në Washington D.C. Përveç kësaj mban titullin master në Bankë dhe Financë për Zhvillim nga Fondacioni Giordano dell’Amore dhe Universiteti i Bokonit në Milano ndërsa studimet bachelor i ka kryer pranë Akademisë së Studimeve Ekonomike në Bukuresht.