Eliona Lloja
Mjeshtër Trajnimi
Eliona Lloja ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë dhe mban titullin Jurist.
Që gjatë periudhës së studimeve është angazhuar me OJF rinore duke marrë pjesë në shumë trajnime dhe më pas duke qenë animatore në qender rinore. Falë këtyre përvojave angazhohet si kordinatore pranë NDI për fushata advocacy & lobbing duke fituar njohuri e dhënë kontribut në organizim komunitar.
Më pas bëhet pjesë e adiministratës publike, ku për një periudhë 10 vjecare pranë ILDKPKI ofron konsulencë juridike si dhe trajnime me ITAP, OSBE etj, lidhur me Konfliktin e Interesit dhe Deklarimin e Pasurive.
Aktualisht, veç angazhimit të përditshëm, pranë QBZ, vazhdon përfshirjen si trajnuese për administratën publike pranë ASPA, ku përmes ofrimit të njohurive jep e merr feedback pozitiv e motivim. Fushat e ekspertizës përfshijnë tema lidhur me Antikorrupsionin & Etikën, Konfliktin e Interesit & Deklarimin e Pasurive si dhe Sinjalizimin & Mbrojtjen e Sinjalizuesit.