Photo of Cthulu

Artur Hasanbelliu

Mjeshtër Trajnimi

Artur Hasanbelliu ka lindur në Tiranë më 30 gusht 1972. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetitn e Mjekësisë Veterinare në vitin 1995 dhe më pas, në vitin 2010, studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Luarasi. Gjithashtu, Z. Hasanbelliu ka kryer studimet Master në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe është çertifikuar si Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik si dhe Ekspert Mjedisi i licensuar.

Z. Hasanbelliu që prej vitit 2016 është pjesë e Shkollës Shqiptare të Administatës Publike ASPA si trajner i certikuar për Antikorrupsionin dhe Mirëqeverisjen; Etikën dhe Konfliktin e Interesit si dhe për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Ai ka një eksperiencë 18 vjeçare në administratën publike duke mbajtur funksione si Drejtori i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit në vitet 2016-2021 dhe Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit në vitet 2009-2011.

Gjithashtu Z. Hasanbelliu është zgjedhur si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë në Legjislaturën e VI-të në vitet 2005-2009 si dhe në vitet 2011-2013 ka ushtruar detyrën e Këshilltarit të Ministrit të Mjedisit. Në periudhën ndërmjet viteve 2017-2019 ka qenë Lektori i Jashtëm në Universitetet Aleksandër Moisiu në Durrës dhe në Universitetitn Bedër në Tiranë.