Armida Alikaj
Mjeshtër Trajnimi
Armida Alikaj, Konsulente e pavarur dhe aktiviste e shoqërisë civile me eksperiencë ndërkombëtare pune në nivele të larta drejtuese në banka dhe organizata ndërkombëtare, në Evropë dhe Afrikë.
Gjatë eksperiencës së saj të punës ajo ka zhvilluar zgjidhje praktike në fusha të ndryshme në zhvillimin e sistemeve micro-financiare, edukim micro-financiar, menaxhim projektesh, planifikimin strategjik, operacional, burimet njerëzore, menaxhimin e performancës sociale, menaxhim risku si dhe ndërtim kapacitetesh me anë të mentorimit të stafit dhe klientëve të ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme.