Photo of Cthulu

Aleksandra Kasmi

Mjeshtër Trajnimi

Konsulente e Menaxhimit dhe Lidershipit; Coach ekzekutiv në Zhvillimin Personal & Profesional; trajnuese jo-konformiste për nivelet e mesme dhe të larta menaxheriale; konsulente për fuqizimin profesional dhe financiar të grave në biznes.

Aleksandra vjen me një eksperiencë të gjatë në drejtimin dhe menaxhimin e kompanive në rajon dhe në Azinë Juglindore dhe njëkohësisht ka punuar me sukses prej mëse 10 vjetësh në fushën e trajnimeve menaxheriale & Lidershipit, me kompanitë e huaja më të mëdha në vend dhe rajon, me bankat më të mëdha dhe institucionet financiare në rajon; si edhe me kompanitë më të mëdha shqiptare.

Ajo është në proces certifikimi për Diplomë të avancuar në Coaching nga Noble Manhattan Coaching, Ltd, UK (accredituar nga ICF, IAPC&M dhe ILM); mban një diplomë Master në Administrimin e Biznesist Ndërkombëtar (MIBA) nga Universiteti i Bournemouth UK; diplomë në Shitje nga Global Sales Academy Avon USA, e shumë certifikime ne fushën e menaxhimit dhe lidershipit.