Photo of Cthulu

Agron Dhima – Trajner

Prof. Asoc., Dr. Agron DHIMA aktualisht është ekspert i pavarur në fushat e administratës publike, ekspertizave tekniko-ekonomike për Industrinë dhe mësimdhënies universitare.
Eksperiencat dhe kualifikimet kryesore:
Në Administratën Publike: Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (2018 – aktualisht, trajner për studimet e fizibilitetit, hartimin dhe menaxhimin e projekteve). Anëtar i Komisionit Kombëtar të përzgjedhjes së nëpunësve të nivelit të lartë drejtues TND (2015 – 2018). Aparati i Këshillit të Ministrave (2002 – 2005, Drejtor Departamenti, koordinim ndërministror për projektet e ligjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe të politikave kombëtare të zhvillimit). Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë (1992 – 1993, specialist dhe Drejtor drejtorie, promovimi i investimeve të huaja në sektorët industrialë dhe tregtarë). Ministria e Industrisë dhe Tregëtisë (1994 – 1998, Drejtor drejtorie, pjesëmarrja në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit të ri industrial dhe tregëtar, koordinimi i disa projekteve të asistencës teknike të huaj).
Në biznesin privat: (1998 – aktualisht, bashkëpunim për menaxhimin e biznesit privat, studime ekonomike dhe inxhinierike, studime fizibiliteti për objekte të reja tekniko-ekonomike, konsulenca teknike për shoqëri private prodhimi dhe tregtare).
Në prodhimin industrial dhe kërkimin shkencor: Kombinati Metalurgjik Elbasan (1976 – 1980, inxhinier, menaxhimi i prodhimit dhe projekteve industriale, njohja e burimeve minerare kombëtare dhe teknologjia e prodhimit të metaleve). Instituti Kombëtar Politeknik i Grenoblës, Francë (1980 – 1983, studime pasuniversitare dhe mbrojtja e doktoraturës). Instituti i Studimeve dhe Projekteve Metalurgjike (1983 – 1991, specialist dhe Drejtor, studime dhe kërkime shkencore në fushat e prodhimit të metaleve dhe inxhinierisë së materialeve).
Mësimdhënie në Universitet: Universiteti Politeknik i Tiranës (1984 – 2009, pedagog i jashtëm dhe 2010 – 2017, pedagog i brendshëm, kurse në nivelet Bachelor e Master për menaxhimin e projekteve, prodhimin e metaleve dhe materialet inxhinierike). Universitetet jo-publike (“Polis” 2013 – 2015, pedagog i jashtëm, “S.P. Qiriazi” 2013 – 2015, pedagog i jashtëm, Universiteti Evropian i Tiranës 2020, pedagog i jashtëm, kurse në nivelet Bachelor e Master për menaxhimin e projekteve dhe materialet inxhinierike). Autor i 2 librave të botuar (“Vlerësimi dhe menaxhimi i projekteve”, Tiranë, 2010 dhe ”Bazat e Metalurgjisë Ekstraktive”, Tiranë, 2010).
Diploma, liçensa, certifikata: Profesor i Asociuar (2016, Universiteti Politeknik i Tiranës), Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor (1992, Komisioni i Lartë i Atestimit), Doktor (1994, Komisioni i Kualifikimit Shkencor), Doktor (1983, Instituti Kombëtar Politeknik i Grenoblës, Francë), Diplomë e Studimeve të Thelluara DEA (1981, Instituti Kombëtar Politeknik i Grenoblës, Francë), Kandidat i Shkencave (1984, Komisioni i Lartë i Atestimit), Inxhinier (1976, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë), Liçensë Profesionale (2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë), certifikata për kualifikime afatshkurtra në Shqipëri dhe institucione të huaja, për fusha të ndryshme të Administratës Publike.