Afati i Aplikimit : 15 Qershor

03THIRRJE PËR APLIKIM

Në mbështetje të procesit të Integrimit Evropian, ASPA hap thirrjen për trajnerë në fushën: Politikat e punësimit

Çështje specifike të Kapitullit 2 & Kapitullit 19:
Aksesi në tregun e punës
Koordinimi i sistemeve të sigurimeve shoqërore
Ligji i punës
Shëndeti dhe siguria në punë
Politika e punësimit
Personat me aftësi të kufizuar

Kriteret minimale për hartim kurrikule janë:
Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe një përvojë pune në fushën përkatëse mbi 11 vjet ose të kenë një gradë apo titull shkencor.

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse.

Të interesuarit të dërgojnë:
-CV
-Letër shprehje interesi ku veç të tjerave të përcaktojnë edhe nëse duan të angazhohen si hartues kurrikule ose dhënës të trajnimit, ose të dyja, në adresën e email-it: aspa@aspa.gov.al