THIRRJE PËR APLIKIM
Në mbështetje të procesit të Integrimit Evropian, ASPA hap thirrjen për trajnerë në fushën: Lufta kundër korrupsionit
Çështje specifike të Kriterit Politik & Kapitullit 23:
Lufta kundër korrupsionit
Lufta kundër korrupsionit/Historiku i rezultateve
Lufta kundër korrupsionit/Korniza institucionale
Lufta kundër korrupsionit/Kuadri legjislativ
Kriteret minimale për hartim kurrikule janë:
Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe një përvojë pune në fushën përkatëse mbi 11 vjet ose të kenë një gradë apo titull shkencor.
Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse.
Të interesuarit të dërgojnë:
-CV
-Letër shprehje interesi ku veç të tjerave të përcaktojnë edhe nëse duan të angazhohen si hartues kurrikule apo dhënës të trajnimit ose të dyja, në adresën e email-it: aspa@aspa.gov.al