AFATI I APLIKIMIT 10 NENTOR 2022

ASPA kërkon të kontraktojë ekspertë për dhënie trajnimi në fushën “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Institucionet e Pavarura Kushtetuese dhe të Drejtat e Njeriut”.

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:

Ekspertët që do të japin trajnim duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • CV
  • Letër shprehje interesi

Adresa e emailit: aspa@aspa.gov.al

Afati i aplikimit është data 10 Nëntor 2022.