AFATI I APLIKIMIT: 25 MAJ 2022

ASPA kërkon të kontraktojë ekspertë për dhënie trajnimi në fushën “Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore”.
Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
Ekspertët që do të japin trajnim duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një letër shprehje interesi si dhënës të trajnimit në adresën e email-it: trajneret@aspa.gov.al
Afati i aplikimit është data 25 Maj 2022.