ASPA po forcon rolin si qendër ekselence për zhvillimin profesional dhe lidershipin, duke zgjeruar bashkëpunimin me aktorë kyç të sektorit privat.
U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e urave të qëndrueshme mes administratës publike dhe sektorit privat.
🚀 Ky partneritet synon zhvillimin e programeve të përbashkëta trajnimi dhe ngritjeje kapacitetesh, të përshtatura me nevojat reale të bizneseve dhe sfidat aktuale të tregut, duke kontribuar në përmirësimin e aftësive profesionale, konkurrueshmërisë dhe inovacionit.
