Të nderuar nëpunës të administratës publike,
Në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e administratës publike dhe përgatitjen për sfidat e transformimit digjital, Programi Government AI Campus ju ofron një mundësi të vlefshme për të zhvilluar njohuri dhe aftësi në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Ju ftojmë të hyni në platformë dhe të përfundoni trajnimin tuaj.
Ju rikujtojmë se:
- Problematikat teknike të mëparshme janë adresuar dhe platforma është tashmë plotësisht e aksesueshme.
- Të gjithë pjesëmarrësit kanë akses në të gjitha kurset, duke ju lejuar të ndiqni edhe module të tjera përtej kursit fillestar, sipas interesit tuaj.

