Maida Rexhepi

Specialist
Email:

Maida Rexhepi ka mbaruar studimet Bachelor në degën Financë-Kontabilitet në “Universitetin Bujqësor të Tiranës”, si dhe është në vazhdim të Masterit në po të njëjtin profil. Gjatë periudhës së Bachelor-it dhe në përfundim të tij, ka ndjekur praktika të ndryshme pune që përfshijnë: praktika pranë AMF (Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare), praktikë pranë ProCredit Bank.
Së fundmi ka kryer dhe praktikë pune në një zyrë kontabiliteti duke marrë dhe titullin "Kontabiliste e Miratuar". Gjithashtu gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme lidhur me fushën e financës dhe kontabilitetit, ku është pajisur me një sërë certifikatash dhe ka qenë shumë aktive në disa organizata vullnetare OJF dhe shtetërore në varësi të Shërbimit Kombëtar të Rinisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Tiranë si dhe organizata me karakter ekonomik dhe juridik.
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës të lancuar nga Qeveria Shqiptare i dha mundësinë Maidës të kryente praktikën pranë ASPA-s dhe të përzgjidhej si një nga studentët me performancë të lartë në punë, duke vijuar kështu rrugëtimin e saj si e punësuar pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike në pozicionin e specialistes.