Geri Dule

Menaxher Trajnimi
Email:

Geri Dule ka mbaruar studimet Bachelor në degën "Biologji" dhe Master Shkencor në “Master i Shkencave në Mësuesi në Biologji për Arsimin e Mesëm e të Lartë” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në vitin 2019.

Gjatë periudhës së Masterit dhe në përfundim të tij, ka ndjekur praktika të ndryshme pune. Eksperiencat e tij përfshijnë: praktika 3 mujore në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, ku u njoh me funksionin e ASPA-s dhe u angazhua në punët e përditshme të saj. Më pas ka vijuar me praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit duke marrë eksperiencë në mësimdhënie.

Geri ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të didaktikës së mësimdhënies, metodave inovative, konsultimit publik, ciklit të menaxhimit të projektit, etj. Ai ka qenë pjesë e "Konferencës së III-të të mësuesisë" të organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Në përfundim të temës së diplomës, bashkë me profesorët udhëheqës botuan udhëzuesin "Kurrikul plotësuese në ndihmë të mësuesve të Arsimit të Mesëm të Lartë".

Aktualisht, Geri punon në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) në pozicionin menaxher trajnimi.