Vendimmarrja e Bashkimin Evropian – Roli i Komisionit Evropian në procesin negociues

Vendimmarrja në Bashkimin Evropian është një proces kompleks dhe ndërinstitucional, në të cilin Komisioni Evropian luan një rol qendror si iniciator i legjislacionit të BE-së dhe si aktor kryesor në negociatat me shtetet kandidate. Në këtë kuadër, Komisioni përgatit dhe propozon aktet ligjore, udhëheq dialogun negociues, monitoron zbatimin e acquis communautaire dhe ndërmjetëson interesat ndërmjet institucioneve evropiane dhe shteteve anëtare, duke ndikuar drejtpërdrejt në përafrimin e legjislacionit dhe politikat publike kombëtare.
Ky proces zhvillohet në bashkëveprim të vazhdueshëm me Këshillin e Bashkimit Evropian, COREPER-in (Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm) dhe shtetet anëtare, të cilat luajnë një rol vendimtar në negocimin, amendimin dhe miratimin përfundimtar të vendimeve evropiane. Për administratën publike, kuptimi i këtij mekanizmi është thelbësor për një angazhim efektiv në procesin e integrimit evropian, pasi ndihmon në identifikimin e aktorëve kyç, kanaleve të ndikimit dhe përgjegjësive institucionale që lidhen me zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Trajner: Elona Bano
Data: 26.02.2026
Ora: 10:00 -12:00

Date

Shk 26 2026

Time

10:00 am - 12:00 pm