Trajnim në klasë_Hartimi i Legjislacionit

Ju ftojmë të regjistroheni në trajnimin në klasë me temë “Hartimi Legjislativ” që do të zhvillohet me trajnere Elsonida Rama.
Ky trajnim zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe projektin e financuar nga BE “Mbështetje për Zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë”.
Periudha e zhvillimit të trajnimit: 12 Shtator-7 Nëntor 2024
Ora: 09:00-12:00
🎯Target grupi: Grupi i synuar të cilit i drejtohet trajnimi janë nëpunësit e të gjitha ministrive, të cilët janë të përfshirë në procesin e hartimit legjislativ.
📨Mënyra e aplikimit: Burimet njerëzore duhet të dërgojnë 2 emra të nëpunësve që do të marrin pjesë në këtë trajnim, brenda datës 10.09.2024 në adresën e emailit aspa@aspa.gov.al.
🎯Qëllimi i Trajnimit: Aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të nëpunësve të ministrive të linjës të angazhuar në procesin legjislativ, me qëllim përmirësimin e cilësisë së akteve të hartuara.
Objektivat e trajnimit përfshijnë:
•Përforcimin e njohurive për standardet dhe teknikat legjislative;
•Përmirësimin e cilësisë së projektakteve të hartuara nga ministritë e linjës;
•Zbatimin e standardeve dhe teknikave legjislative në hartimin e akteve.
📄Kohëzgjatja e trajnimit është 27 orë, 9 sesione. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që frekuentojnë të gjitha seancat do të vlerësohen për njohuritë e përfituara, si dhe do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.

Date

Sht 12 2024

Time

9:00 am - 12:00 pm