Sesion informues: Çështjet e Pronësisë në Bashkimin Evropian: Doktrina dhe Praktika Gjyqësore
2.Tema: Çështjet e Pronësisë në Bashkimin Evropian: Doktrina dhe Praktika Gjyqësore
Trajner: Erjona Bana Canaj
Data: 16.09.2024
Ora: 11:00-13:00
Regjistrohu: https://events.teams.microsoft.com/event/ad93a875-3fdd-4f43-9cb5-5192a40ec836@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72
Në këtë sesion do të trajtohen çështjet e pronësisë në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë te dispozitat ligjore të traktateve dhe legjislacionit parësor që lidhen me të drejtën e pronësisë, përfshirë analizën e nenit 17 të Kartës së të Drejtave Themelore dhe doktrinën ligjore mbi këtë çështje. Gjithashtu, do të shqyrtohet dhe komentohet jurisprudenca ekzistuese dhe më e fundit e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me të drejtën e pronës.