Prokurimi Publik për operatoret ekonomike

Data  : 24, 25, 26, 27 shkurt 2026
Tarifa e pjesëmarrjes : 5400 Lek
Pershkrimi : Ky trajnim 4 ditor synon të ngrejë kapacitetet administrative të operatorëve ekonomikë, duke i dhënë në mënyrë të strukturuar njohuritë e nevojshme mbi çështjet, që lidhen me një proces prokurimi dhe pёrpiqet tё adresojё problematikat e hasura në praktikë gjatë ofertimit të tyre në procedura prokurimi.
Trajnimi do të ketë si tematikë trajtimin e koncepteve të prokurimit publik bazuar nё legjislacionin nё fuqi, për t’u dhënë njohuri të nevojshme operatorëve ekonomikë në përgatitjen e ofertave dhe pjesëmarrjen me sukses në një proces prokurimi. Trajtimi i këtyre koncepteve do të bëhet në referim të kuadrit rregullator të prokurimit publik, ilustruar me raste konkrete nga praktika.
Target grupi : Stafe administrative, administratorë të  operatorëve ekonomikë  të interesuar për t’u bërë pjesë e procedurave të prokurimit publik, që zhvillohen nga autoritetet kontraktore vendase sipas legjislacionit shqiptar të prokurimit publik, konkretisht: ligjit 162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, Rregullave të prokurimit publik, miratuar me VKM 285/2021, e ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të ligjit 162/2020.
Për me tepër informacion dhe për t’u regjistruar ne trajnim, mund te na kontaktoni ne adresën elektronike : aspa@aspa.gov.a

Date

Jan 24 2026 - Jan 27 2026

Time

10:00 am - 2:00 pm