Përafrimi i direktivave dhe rregulloreve të BE-së dhe efektet e tyre mbi legjislacionin kombëtar
Në këtë trajnim do të trajtohen:
- Procesi i përafrimit të legjislacionit;
- Roli i institucioneve në procesin e përafrimit;
- Llojet e akteve të BE-së dhe aksesi në të drejtën e BE-së;
- Prezantimi mbi rregulloret e Bashkimit Evropian;
- Përgatitja e tabelës së përputhshmërisë për rregulloret;
- Prezantimi mbi direktivat e Bashkimit Evropian;
- Përgatitja e tabelës së përputhshmërisë për direktivat.
Grupi i synuar: Nëpunësit e të gjitha ministrive të linjës dhe të institucioneve të tjera të angazhuar në identifikimin e acquis së Bashkimit Evropian që duhet të përafrohet në legjislacionin shqiptar, në përgatitjen e tabelave të përputhshmërisë për Direktivat e BE-së, përgatitjen e propozimeve të akteve ligjore/nënligjore në kuadër të integrimit evropian, si dhe sigurimin e harmonizimit ligjor në kuadër të përafrimit.
