Lidershipi në biznes: Rol Strategjik për Performancë dhe Sukses

Forcimi i kapaciteteve drejtuese të menaxherëve dhe profesionistëve të sektorit privat përmes zhvillimit të kompetencave të lidershipit, promovimit të praktikave efektive të menaxhimit dhe krijimit të një kulture organizative të orientuar drejt performancës, inovacionit dhe rezultateve.

Objektivat e trajnimit:
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
  • Të analizojnë rolin strategjik të lidershipit në zhvillimin dhe suksesin e organizatës.
  • Të dallojnë konceptet e lidershipit dhe menaxhimit, duke identifikuar stilet më efektive të udhëheqjes në mjedisin e biznesit.
  • Të vlerësojnë kompetencat e tyre drejtuese dhe të identifikojnë mundësi për zhvillim profesional.
  • Të zbatojnë praktika efektive të lidershipit përmes analizës së rasteve dhe situatave konkrete nga sektori privat.
  • Të njohin modelet dhe standardet bashkëkohore të lidershipit dhe qeverisjes organizative që mbështesin performancën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
  • Të forcojnë angazhimin për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe përmirësim të aftësive drejtuese.
Tarifa e pjesëmarrjes: 3.000 lekë
Data: 29 korrik 2026

Ora: 09:00-15:30

Mënyra e aplikimit:
 
  1. Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mailit, duke dërguar emrin dhe mbiemrin në adresën e emailit aspa@aspa.gov.al;
  2. ASPA lëshon mandatin e arkëtimit fizikisht ose e dërgon të skanuar në formë elektronike, sipas kërkesës suaj;
  3. Pagesa e mandatit kryhet para zhvillimit të trajnimit;
  4. Nëse pagesa do të kryhet nga biznesi ku ju punoni, ju lutemi të dërgoni edhe NIPT-in e subjektit.

Date

Kor 29 2026

Time

9:00 am - 3:30 pm