Konsultimi Publik

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike vjen pranë jush me kursin online me certifikim “Konsultimi Publik për draft -aktet” me trajnere Prof. Asoc. Dr. Nadia Rusi.

🗓️Periudha e zhvillimit: 8-17 Nëntor 2023

🕘Ora: 09:00-12:00

📨Mënyra e aplikimit: Burimet njerëzore duhet të dërgojnë 2 emra të nëpunësve që merren me këtë fushë që do të marrin pjesë në këtë kurs, brenda datës 3 Nëntor 2023, ora 13:00 sipas tabelës formatit bashkëlidhur.

Kursi online do të trajtojë:

  • Rëndësia e procesit të konsultimit publik dhe forcimi i njohurive për kuptimin e tij;
  • Kuadri ligjor në fuqi që rregullon konsultimin publik, tiparet kryesore të procesit të konsultimit publik dhe ndërlidhja e tij me sistemet e politikëbërjes në fuqi në qeverisjen qendrore;
  • Mbledhja dhe analiza e komenteve dhe rekomandimeve, hartimi i raportit mbi rezultatet e konsultimeve publike mbi projektaktet ligjore dhe të politikave,hartimi i raportit 6-mujor dhe vjetor;
  • Procesi i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të konsultimit publik;
  • E drejta e ankimit dhe natyra e vendimmarrjeve të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

🔘Platforma ku do të zhvillohet: GoToMeeting

📜Kursi zhvillohet në 4 sesione nga 3 orë secili me një kohëzgjatje në total prej 12 orësh.Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që frekuentojnë të gjitha seancat, do të zhvillojnë sesione coaching individuale me trajnerin, do të vlerësohen për njohuritë e përfituara, si dhe do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.

Date

Nën 08 2023

Time

9:00 am - 12:00 pm