Photo of Cthulu

Enrriko Kapiti

Drejtor e-Learning
Email:

Enrriko Kapiti mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së e-Learning në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike-ASPA. Më herët z. Kapiti ka mbajtur pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Cilësisë, në të njëjtin institucion. Ai ka përfunduar studimet Master Shkencor në të Drejtën Administrative dhe Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe studimet Master Profesional (120 ECTS) në Administrim Publik në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës për të vijuar me studimet post-master në të Drejtën Evropiane dhe Ekonomiks në Riga Graduate School of Law në Letoni.

Enrriko që më herët ka qenë i nderuar të jetë pjesë e trupës së nëpunësve civil në aparatin e Kryeministrisë dhe në Departamentin e Administratës Publike, duke qenë kështu pjesë në shumë procese pune si në ato politikbërëse, monitorim legjislacioni/programit të qeverisë dhe Planit Kombëtar të Integrimit Evropian, Ndikimit të Impaktit Rregullator (RIA) dhe së fundmi në Reformën e Administratës Publike.

Në vitin 2018 certifikohet me sukses si trajner trajnerësh (Training of Trainers ToT), nga Instituti i Administratës Publike në Irlandë si një nga shkollat më prestigjoze në Evropë për formimin profesional të nëpunësve në administratën publike.

Ai është autor si dhe bashkëautor në disa artikuj shkencor në fushën e të Drejtës Kushtetuesë në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2016 dhe Reformës në Administratën Publike në Shqipëri, të vlerësuar nga borde botimi me anëtar me tituj dhe grada. Më tej është pjesëmarrës në disa konferenca, trajnime apo shkolla verore brenda dhe jashtë vendit me fokus në: Harmonizimin e Legjislacionit Ekonomik dhe Tregëtar me atë të acquis të BE, Ndikimit të Impaktit Rregullator (RIA), Draftimin dhe Harmonizimin e Akteve, Qeverisjen e Mirë, Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, eGovernment, etj.

Enrriko gëzon eksperiencë dhe edukim shumë të vlefshëm për të mbështetur më së miri skuadrën tonë.