Personal Development
MODULI I TRAJNIMIT
Informacion mbi modulin:
Ky trajnim synon të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë më thellë shkaqet që çojnë drejt një konflikti dhe t’u ofrojë aftësi praktike për ta menaxhuar atë në mënyrë konstruktive. Ndonëse shpesh konfliktet shihen me skepticizëm dhe ndjenja negative, në realitet, ato janë të pashmangshme në një ambient ku konkurrimi i interesave dhe diversiteti i nevojave është i pranishëm.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i trajnimit është të informojë pjesëmarrësit me disa nga qasjet bazë të interpretimit të konfliktit si konstruktivizmi dhe dekonstruktivizmi.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi praktike për të identifikuar dhe adresuar çështje që burojnë nga mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional.
- Pjesëmarrësit kuptojnë më mirë ndikimin e bashkëpunimit efektiv ndërmjet Bordit dhe stafit, vendim-marrësve dhe zbatuesve, dhe institucioneve në nivele të ndryshme.
- Pjeswmarrësit përvetësojnë strategji për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet entiteteve kombëtare, rajonale dhe lokale.
- Pjesëmarrësit mësojnë metoda për të adresuar mosmarrëveshjet dhe për të harmonizuar interesat ndërmjet rajoneve të ndryshme dhe mbi çështje specifike, si p.sh. edukimi.
- Pjesëmarrësit aftësohen në teknika komunikimi që nxisin një kulturë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet niveleve të ndryshme të strukturave institucionale.
Informacion mbi modulin:
Ky modul trajnimi përfshin një analizë të thelluar mbi lidershipin, duke shqyrtuar teoritë dhe format e tij të ndryshme. Në mënyrë të veçantë, fokusohet në konceptet e lidershipit sipas situatës dhe lidershipin organizativ, duke ofruar mjete dhe njohuri praktike për të udhëhequr me efektivitet në kontekste të ndryshme.
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi i trajnimit është të njohë pjesëmarrësit me disa nga aspektet kryesore të lidershipit në shërbimin publik.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit kan një kuptim më të thellë të teorive dhe llojeve të ndryshme të lidershipit, duke përfshirë lidershipin sipas situatës dhe lidershipin organizativ.
- Pjesëmarrësit përvetësojnë teknika të ndryshme për të udhëhequr me efektivitet dhe për të menaxhuar ekipet në situata të ndryshme, duke marrë parasysh sfidat dhe nevojat specifike të shërbimit publik.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi komunikimi që përmirësojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e punës në organizatat publike.
- Pjesëmarrësit aplikojnë modele të lidershipit sipas situatës për të maksimizuar efektivitetin e tyre në menaxhimin e situatave të ndryshme.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme ndaj lidershipit brenda organizatave të tyre, duke kontribuar në përmirësimin e kulturës organizative dhe arritjen e objektivave afatgjata.
Informacion mbi modulin:
Ky modul trajton teoritë e të nxënit për arsimimin e të rriturve, duke theksuar se të nxënët nuk janë të kufizuar vetëm për fëmijët. Ai përcakton se çdo individ kalon nëpër periudha të ndryshme të të nxënit dhe zbatimit të njohurive në jetën e tij ose saj. Të nxënët dhe zbatimi janë të ndërlidhura dhe vazhdojnë të forcojnë njëra-tjetrën. Ky modul do të eksplorojë thellësisht karakteristikat e të nxënit të të rriturve dhe rëndësinë e përvetësimit të njohurive në një kontekst praktik.
Qëllimi i modulit:
Ky modul ka për qëllim të udhëheqë pjesëmarrësit në një eksplorim të thellë mbi kuptimin e të qenit nxënës i rritur dhe të zbulojë karakteristikat unike që e dallojnë këtë proces. Nëpërmjet këtij procesi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë përvojat dhe sfidat e të mësuarit si të rritur, duke u thelluar në mënyrën se si zhvillohen aftësitë dhe zgjerohen njohuritë në këtë fazë të jetës.
Rezultatet e të nxënit :
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të identifikojnë dhe kuptojnë teoritë kryesore që lidhen me të nxënit e të rriturve, duke njohur rëndësinë e këtij procesi në zhvillimin e vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Pjesëmarrësit familjarizohen me pesë karakteristikat e të nxënit të rritur, duke përfshirë vetë-konceptin, përvojën, gatishmërinë për të nxënë, orientimin drejt të nxënit dhe motivimin për të nxënë.
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të aplikojnë njohuritë e fituara për të ndihmuar në krijimin e një ambienti të favorshëm për të nxënë, ku ndihmojnë të tjerët të zhvillojnë aftësi dhe njohuri në mënyrë efektive.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të reflektuar mbi procesin e tyre të të nxënit dhe të zbatojnë teknika të reja që ndihmojnë në përmirësimin e rezultateve të tyre akademike dhe profesionale.
Pjesëmarrësit janë të aftë të punojnë në grup dhe të bashkëpunojnë me të tjerët, duke krijuar një atmosferë ndërvepruese dhe mbështetëse në procesin e të nxënit.
Informacion mbi modulin:
Ky modul shqyrton kategoritë kryesore të mësimdhënies dhe nxënies, duke përfshirë mësimdhënien e drejtpërdrejtë dhe atë jo të drejtpërdrejtë (konstruktiviste). Pjesëmarrësit do të eksplorojnë mënyrat e ndërtimit të dijeve dhe do të krahasojnë llojet e ndryshme të mësimdhënies, duke u fokusuar në teknikat dhe strategjitë që ndihmojnë në përmirësimin e procesit edukativ.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i këtij moduli është të trajtojë konceptet dhe metodat e ndryshme të mësimdhënies, duke ofruar njohuri dhe aftësi për të zbatuar qasje të ndryshme që përmirësojnë efektivitetin e procesit të mësimdhënies dhe nxënies.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të shpjegojnë kategoritë e mësimdhënies dhe të nxënit, duke i kuptuar ato si procese të ndërlidhura.
- Pjesëmarrësit përshkruajnë hapat në mësimdhënien shpjeguese dhe të drejtpërdrejtë, duke identifikuar teknikat e përdorura në secilën qasje.
- Pjesëmarrësit identifikojnë karakteristikat e shpjegimit, duke analizuar si ato ndihmojnë në kuptimin e koncepteve të reja.
- Pjesëmarrësit interpretojnë proceset njohëse në ndërtimin e dijeve, duke reflektuar mbi rolin e aktivizimit të njohurive paraprake dhe integrimin e informacionit të ri.
Pjesëmarrësit vlerësojnë në mënyrë kritike mësimdhënien e drejtpërdrejtë dhe atë konstruktiviste, duke shqyrtuar avantazhet dhe disavantazhet e secilës qasje në kontekstin e mësimdhënies efektive.
Informacion mbi modulin:
Ky ofron një kuptim më të thellë të dallimeve midis pohimit, dëshmisë dhe arsyes. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të mbështesin pohimet e tyre me dëshmi të forta dhe si të analizojnë dhe vlerësojnë dëshmitë që gjenden në media dhe në tekstet informuese. Gjithashtu, do të shqyrtohet dallimi midis pyetjeve të hapura dhe të mbyllura, si dhe ndikimi që këto pyetje kanë në zhvillimin e mendimit kritik dhe të nxënit e thellë.
Qëllimi i trajnimit
Të informojë dhe familjarizojë pjesëmarrësit me të menduarit në mënyrë kritike, të analizohen problemet, vendimet dhe qëllimet.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të dallojnë të menduarit “automatik” nga ai “manual”, duke identifikuar mënyrat se si mendimi i zakonshëm ndikon në vendimmarrje.
- Pjesëmarrësit kuptojnë konceptin e Kuadrit të Të Menduarit Kritik dhe do të jenë në gjendje ta aplikojnë atë në analizat e tyre.
- Pjesëmarrësit mësojnë dhe praktikojnë strategji për të menduar në mënyrë kritike, duke përmirësuar aftësitë e tyre analitike.
- Pjesëmarrësit dinë të përdorin lloje të ndryshme pyetjesh që do t’i ndihmojnë të mendojnë në mënyrë kritike dhe të thellojnë analizat e tyre.
- Pjesëmarrësit identifikojnë mënyrat se si mund të aplikojnë mendimin kritik në punën e tyre, duke përmirësuar proceset vendimmarrëse dhe rezultate të punës.
Informacion mbi modulin:
Ky modul është i fokusuar në zhvillimin e aftësive për negocim dhe vendimmarrje konkurues, duke ofruar një kuptim të thelluar të proceseve të negocimit dhe taktikave që mund të përdoren për të arritur marrëveshje të suksesshme. Pjesëmarrësit do të mësojnë teknikën e dëgjimit aktiv, si dhe do të analizojnë gabimet e bëra në negocimet e mëparshme. Moduli gjithashtu mbulon përdorimin e BATNA (Best Alternative to a Negotiated Agreement) dhe teknikat e profilizimit të palës tjetër, të cilat janë thelbësore për të kuptuar dinamikën e negocimit dhe për të marrë vendime të informuara. Do të shqyrtohen gjithashtu hapat e procesit të negocimit dhe taktikat e përdorura gjatë tij, duke përforcuar njohuritë teorike dhe praktikat për zbatimin e negocimit në situata reale.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i këtij moduli është të ofrojë pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi praktike për të negociuar dhe marrë vendime në situata konkurruese. Moduli synon të rrisë aftësitë e pjesëmarrësve për të kuptuar dhe zbatuar teknikën e negocimit dhe taktikat që mund të përdoren për të arritur rezultate pozitive. Përmes përdorimit të teknikave të dëgjimit aktiv dhe analizës së problematikave të negocimit, pjesëmarrësit do të mund të zhvillojnë aftësi të forta në negocimin dhe vendimmarrjen në kushte të ndryshme konkurruese.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit kanë njohuri të thelluara mbi konceptet dhe proceset bazë të negocimit.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësinë për të dëgjuar aktivisht dhe për të aplikuar feedback për përmirësimin e aftësive të negocimit.
- Pjesëmarrësit janë të aftë të identifikojnë gabimet në negocimet e mëparshme dhe të përdorin këto mësime për të përmirësuar strategjitë e negocimit.
- Pjesëmarrësit analizojnë dhe të kuptojnë profilin e palës tjetër gjatë një negocimi dhe të përshtatin strategjitë në mënyrë që të arrijnë marrëveshje më të favorshme.
- Pjesëmarrësit përdorin teknikën e BATNA për të vlerësuar opsionet dhe për të marrë vendime të informuara gjatë negocimeve.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësinë për të përdorur taktikat e ujdisë dhe të mbajnë një qëndrim fleksibël gjatë negocimit.
· Pjesëmarrësit analizojnë dhe përforcojnë njohuritë teorike dhe praktikat për negocimin, duke përfshirë rolin e lojës së roleve dhe situatave të ndryshme të negocimit.
Informacion mbi modulin:
Ky modul fokusohet në teoritë dhe proceset bihevioriste të të nxënit, përfshirë kontiguitetin, kushtëzimin klasik, kushtëzimin operant dhe të nxënët përmes vëzhgimit. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë implikimet që sjell analizimi i sjelljes në procesin mësimdhënës dhe do të theksojnë rëndësinë e vetmenaxhimit si një drejtim i ri në qasjet bihejvioriste ndaj të nxënit.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i këtij moduli është të krijojë mundësinë për pjesëmarrësit që të formojnë konceptet themelore të të nxënit, përfshirë ato bihejvioristike. Moduli do t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri të thelluara mbi katër proceset kryesore të të nxënit dhe do të kontribuoni në zhvillimin e aftësive dhe shprehive të nevojshme për t’u thelluar më tej në kompetencat e kërkuara për një punonjës të administratës publike, duke rritur vazhdimisht cilësinë e shërbimeve.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit kuptojnë procesin e të nxënit dhe shpjegojnë rëndësinë e katër proceseve kryesore të të nxënit bihejviorist.
- Pjesëmarrësit bëjnë dallimet dhe ngjashmëritë midis kontiguitetit, kushtëzimit klasik, kushtëzimit operant dhe të nxënit përmes vëzhgimit.
- Pjesëmarrësit janë në gjendje të identifikojnë katër llojet e ndryshme të pasojave që rrjedhin nga çdo sjellje dhe ndikimin e secilës prej tyre mbi sjelljen në të ardhmen.
- Pjesëmarrësit përdorin analizën e sjelljes së zbatuar për të zgjidhur problemet e zakonshme në mësimdhënie dhe sjellje.
Informacion mbi modulin:
Moduli trajton llojet e vlerësimit, teknikat dhe instrumentet e matjes, si dhe mënyrat më efikase për të zhvilluar një proces vlerësimi që nxit përvetësimin e njohurive dhe përmirëson performancën e pjesëmarrësve. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit eksplorojnë rëndësinë e vlerësimit jo vetëm si një proces përfundimtar, por edhe si një mekanizëm i vazhdueshëm që synon të sjellë përmirësime reale në aftësitë dhe njohuritë e tyre.
Qëllimi i modulit:
Ky modul ka për qëllim të zhvillojë kompetenca të thelluara për vlerësimin e dijes tek individët e interesuar në fushën e trajnimit, duke u fokusuar në aftësinë për të dizajnuar, zbatuar dhe analizuar procese vlerësimi që rrisin cilësinë e të nxënit. Moduli synon t’i pajisë pjesëmarrësit me teknika të avancuara dhe instrumente që përputhen me nevojat e tyre trajnimi, duke ndikuar në performancën dhe përvetësimin e njohurive.
Rezultatet e të nxënit:
- Pjesëmarrësit zotërojnë njohuri të thelluara mbi matjen dhe vlerësimin e dijes në kontekste të ndryshme trajnimi.
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të zgjedhur dhe përdorur teknikat dhe instrumentet më të përshtatshme të matjes dhe vlerësimit në varësi të metodave të mësimdhënies.
- Pjesëmarrësit kuptojnë dhe argumentojnë përdorimin e tipeve të ndryshme të vlerësimit, duke përfshirë vlerësimin formativ dhe atë përmbledhës.
- Pjesëmarrësit interpretojnë rezultatet e vlerësimit të dijes për të identifikuar pikat e forta dhe të dobëta dhe për të përcaktuar strategji për përmirësim të vazhdueshëm.
- Pjesëmarrësit arrijnë të përdorin teknika motivuese dhe indikues performancës që rrisin angazhimin e të rriturve gjatë trajnimit.
Pjesëmarrësit përfitojnë aftësi për të ndërtuar një proces vlerësimi gjithëpërfshirës që mbështet zhvillimin afatgjatë të njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve.
Informacion mbi modulin:
Ky trajnim ofron një mundësi të shkëlqyer për çdo individ që të vlerësojë aftësitë dhe cilësitë e tij personale. Ai inkurajon pjesëmarrësit të reflektojnë mbi qëllimet e tyre në jetë, të identifikojnë prioritetet dhe t’i realizojnë ato. Me anë të këtij procesi, individët do të jenë në gjendje të maksimizojnë potencialin e tyre dhe të arrijnë rezultate të dëshiruara në jetën personale dhe profesionale.
Qëllimi i trajnimit
Të përmirësohen aftësitë për të arritur qëllimet tuaja në jetë, të cilat mund të përmirësojnë cilësinë e jetës suaj, të rrisi konfidencën, dhe shanset tuaja për karrierë dhe fuqizimin personal.
Rezultatet e të nxënit
- Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësinë për të vlerësuar më mirë aftësitë dhe cilësitë e tyre, duke identifikuar pika të forta dhe mundësi për përmirësim.
- Pjesëmarrësit reflektojnë në lidhje me qëllimet e tyre në jetë dhe të krijojnë një vizion të qartë për të ardhmen e tyre.
- Pjesëmarrësit mësojnë teknika për të identifikuar dhe vendosur prioritetet e tyre, duke ndihmuar në fokusimin e energjisë dhe burimeve për arritjen e qëllimeve.
- Pjesëmarrësit maksimizojnë potencialin e tyre, duke u mundësuar atyre të arrijnë rezultate të dëshiruara në jetën e tyre personale dhe profesionale..
- Pjesëmarrësit zhvillojnë një ndjenjë të fuqizimit personal, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi për të bërë zgjedhje të informuara dhe për të përballuar sfidat e jetës.