Administrata Publike ka nevojë për punonjës të kualifikuar me aftësi të shkëlqyera menaxhuese, të cilët dinë të analizojnë, planifikojnë, zbatojnë dhe monitorojnë në mënyrë efikase. Nevojitet gjithashtu një ndjenjë e lartë përgjegjshmërie ndaj të mirës publike dhe aftësi për të punuar në skuadër, si dhe në mënyrë të pavarur.

Për të ndihmuar në formimin e një trupe të tillë nëpunësish, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ofron trajnime dhe mundësi të vazhdueshme zhvillimi për nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës shtetërore. Programet tona janë gjithëpërfshirëse dhe të orientuara nga nevojat e administratës, duke përfshirë trajnimet në klasë dhe online si një nga format më të njohura të trajnimit.