MODULI I TRAJNIMIT

Informacion mbi modulin: Ky modul trajton aspekte të ndryshme të dhunës në familje, duke përfshirë format, shkaktarët, pasojat dhe mënyrat e parandalimit dhe intervenimit. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë ndikimin e dhunës në individë dhe shoqëri, si dhe strategjitë për mbështetje dhe rehabilitim të viktimave.

Qëllimi i trajnimit: Qëllimi i trajnimit është të rrisë ndërgjegjësimin mbi problematikën e dhunës në familje, të ofrojë njohuri mbi ligjet dhe politikat në këtë fushë, dhe të zhvillojë aftësi për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Trajnimi synon gjithashtu të forcojë kapacitetet për mbështetje dhe rehabilitim të viktimave.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit identifikojnë dhe shpjegojnë format e ndryshme të dhunës në familje, përfshirë dhunën fizike, emocionale, dhe ekonomike.
  • Pjesëmarrësit analizojnë shkaktarët kryesorë të dhunës në familje, duke kuptuar ndikimin e faktorëve socialë, ekonomikë dhe kulturorë.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të dhunës në familje për viktimat, fëmijët dhe shoqërinë në përgjithësi.
  • Pjesëmarrësit njohin kuadrin ligjor dhe politik në lidhje me dhunën në familje dhe rolin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e viktimave.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për identifikimin e rasteve të dhunës në familje dhe mënyrat për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për viktimat.
  • Pjesëmarrësit eksplorojnë strategjitë e parandalimit të dhunës në familje dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për këtë çështje.
  • Pjesëmarrësit angazhohen në diskutime dhe raste studimore për të reflektuar mbi situata reale dhe për të ndarë praktikat më të mira në trajtimin e dhunës në familje.

Informacion mbi modulin: Ky modul trajton rëndësinë e të folurit në publik dhe dallimet e tij nga format e tjera të komunikimit. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë elementët kryesorë të të folurit në publik, do të mësojnë strukturën e një fjalimi dhe do të praktikojnë teknika të ndryshme të komunikimit jo-verbal.

Qëllimi i trajnimit: Qëllimi i trajnimit është të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë rëndësinë e të folurit në publik, të zhvillojnë aftësi të forta komunikimi dhe të aplikojnë teknika të reja në prezantimet e tyre. Trajnimi synon gjithashtu të përmirësojë besimin dhe aftësitë e pjesëmarrësve në përballjen me audienca të ndryshme.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit identifikojnë dhe shpjegojnë elementet dhe rëndësinë e të folurit në publik, duke e dalluar atë nga format e tjera të komunikimit.
  • Pjesëmarrësit klasifikojnë saktë të paktën elementet bazë të pjesës informuese dhe bindëse të një fjalimi.
  • Pjesëmarrësit arrijnë të vënë në zbatim tre nga teknikat e reja të të folurit në publik, duke argumentuar zgjedhjen e tyre.
  • Pjesëmarrësit interpretojnë strukturën e një fjalimi të përgatitur vetë, duke analizuar hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e tij.
  • Pjesëmarrësit zgjidhin saktë një situatë të vështirë përballje me grupe të ndryshme në madhësi dhe zgjedhin metodën e duhur për të folurit në publik.
  • Pjesëmarrësit argumentojnë zgjedhjen e tyre dhe eksperimentojnë me 2 metoda të reja të të folurit në publik.

Pjesëmarrësit analizojnë hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e një fjalimi si në formatin e Ted Talk, duke nxjerrë përfundime për përmirësimin e komunikimit të tyre.

Informacion mbi modulin:

Ky modul fokusohet në ndihmën për pjesëmarrësit që të kuptojnë dhe zbatojnë parimet etike që drejtojnë funksionimin e administratës publike. Ai synon të forcojë integritetin e administratës duke u mundësuar pjesëmarrësve të dallojnë sjelljet dhe veprimet etike nga ato jo etike. Përmes njohurive për kuadrin ligjor shqiptar, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të përballen me sfidat etike që mund të lindin në vendimmarrje dhe menaxhim.

Qëllimi i trajnimit:

Ky modul ka si qëllim që të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësve në kuptimin e rëndësisë së normave etike në funksionimin e administratës publike (AP). Pjesëmarrësit do të mësojnë se si etika ndikon në forcimin e integritetit të administratës dhe do të jenë të aftë të analizojnë dallimin midis sjelljeve etike dhe jo etike. Modul i ndihmon ata të kuptojnë rëndësinë e etikës në ruajtjen e besimit publik dhe ofron njohuri të detajuara mbi kuadrin ligjor shqiptar për etikën.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të kuptojnë rëndësinë e normave etike dhe ndikimin e tyre në funksionimin e administratës publike.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të analizojnë sesi etika ndikon në forcimin e integritetit të administratës publike.
  • Pjesëmarrësit bëjnë dallimin midis sjelljeve dhe veprimeve etike dhe jo etike.
  • Pjesëmarrësit njohin kuadrin ligjor shqiptar që lidhet me etikën në administratën publike.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të dallojnë konfliktin faktik nga konflikti i mundshëm dhe ai në dukje.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron njohuri të thella mbi format dhe metodologjitë e kërkimit shkencor, duke përfshirë konceptet epistemologjike dhe ontologjike, si dhe dallimin midis kërkimeve sasiore dhe cilësore. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë teknikën e kërkimit pozitivist dhe qasjet interpretative, duke forcuar aftësitë e tyre në ndërmarrjen e studimeve të ndryshme kërkimore.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i trajnimit është të njohë pjesëmarrësit me konceptet themelore të kërkimit shkencor, të zhvillojnë aftësi për të përdorur metodologjitë e kërkimit dhe të kuptojnë rëndësinë e publikimit të rezultateve të kërkimeve shkencore.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit njohin format e ndryshme të kërkimit shkencor dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e dijes.
  • Pjesëmarrësit kuptojnë konceptet bazë të epistemologjisë dhe ontologjisë dhe ndikimin e tyre në procesin e kërkimit.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë njohuri mbi kërkimet sasiore dhe shqyrtojnë shembuj praktikë të trajtimit të këtyre kërkimeve.
  • Pjesëmarrësit dallojnë mes punimeve sasiore dhe cilësore, analizojnë karakteristikat e tyre dhe identifikojnë avantazhet e secilës metodologji.
  • Pjesëmarrësit angazhohen në punë grupi për të diskutuar dhe analizuar përfitimet dhe kufizimet e metodologjive sasiore dhe cilësore.
  • Pjesëmarrësit njohin pozitivizmin si një qasje kërkimore dhe kuptojnë rëndësinë e saj në shkencë.

Pjesëmarrësit zhvillojnë njohuri mbi qasjet interpretative në kërkimin shkencor dhe aplikojnë këto qasje në studime të ndryshme.

Informacion mbi modulin:

Ky modul trajnim ofron një mundësi të shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e Marrëdhënieve me Publikun (PR) dhe për të dalluar këtë fushë nga format e tjera të komunikimit. Pjesëmarrësit do të mësojnë strukturën e komunikimit dhe do të demonstrojnë teknika të reja në PR, duke krijuar përqasje inovative në marrëdhëniet me publikun.

Qëllimi i trajnimit:

Të aftësojë pjesëmarrësit që të krijojnë përqasje të reja në marrdhëniet me publikun dhe të formulojnë me efikasitet modele personale inovatore të PR-it dhe komunikimit strategjik.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të identifikojnë dhe shpjegojnë elementet kryesore të Marrëdhënieve me Publikun dhe rëndësinë e komunikimit strategjik
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të krijuar dhe formuluar modele inovative të PR-it, duke përfshirë përqasje të reja në marrëdhëniet me publikun
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të aplikojnë të paktën dy teknika të reja të komunikimit në praktikat e tyre të përditshme
  • Pjesëmarrësit interpretojnë situata të vështira në fushën e PR-it dhe të komunikimit dhe të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme
  • Pjesëmarrësit mësojnë të organizojnë mendimet dhe argumentet e tyre në një qëndrim të strukturuar dhe zyrtar
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të interpretojnë dhe të zhvillojnë grafikun e një strategjie komunikimi që është e përshtatshme për kontekstin e tyre profesional.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron një trajnim të zgjeruar mbi rritjen e kapaciteteve në lidhje me çështjet e konfliktit të interesit për autoritetet përgjegjëse në institucione. Ai synon të adresojë nevojat e individëve që kanë interes dhe dëshirë për të mësuar më shumë rreth ligjit të konfliktit të interesit dhe udhëzuesve ligjorë që lidhen me këtë fushë.

Qëllimi i trajnimit

Qëllimi i këtij moduli është të ndihmojë pjesëmarrësit të identifikojnë situatat në të cilat ata, si punonjës, mund të kenë interesa personale ose private që ndikojnë, ose duket se ndikojnë, në aftësinë e tyre për të kryer punën në mënyrë të drejtë dhe etike.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit fitojnë njohuri të thelluara mbi çështjet e konfliktit të interesit, duke përfshirë kuptimin e tij, kuadrin ligjor dhe institucional, si dhe autoritetet përgjegjëse
  • Pjesëmarrësit njohin llojet e konflikteve të interesave dhe llojet e interesave private, duke u aftësuar të analizojnë situatat në përputhje me mënyrat e sugjeruara dhe të marrin masat e përshtatshme
  • Pjesëmarrësit mësojnë se si të identifikojnë, trajtojnë dhe zgjidhin konfliktin e interesit në mënyrë rast për rast, duke njohur gjithashtu konfliktin e vazhdueshëm të interesit dhe papajtueshmërinë me funksionin
  • Pjesëmarrësit zgjerojnë njohuritë e tyre mbi rregullat për deklarim dhe do të kuptojnë ndalimin e disa aktiviteteve me interes privat e personal
  • Pjesëmarrësit mësojnë për masat parandaluese, mjetet dhe mekanizmat që ndihmojnë në parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe sanksionet dhe eksperiencat për forcimin e tyre.

Informacion mbi modulin:

Ky modul fokusohet në përmirësimin e kujdesit ndaj klientit dhe komunikimit në ofrimin e shërbimeve publike. Ai është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për të vendosur qytetarin në qendër të shërbimeve dhe për të përmirësuar administratën publike në Shqipëri.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i trajnimit është të forcojë aftësitë e nëpunësve të administratës publike, veçanërisht atyre që punojnë në sportelet pritëse, për të ofruar shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarët.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit identifikojnë dhe shpjegojnë rëndësinë e kujdesit ndaj klientit në shërbimet publike.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi të mira komunikimi për të përmirësuar marrëdhëniet me qytetarët.
  • Pjesëmarrësit aplikojnë strategji efektive për menaxhimin e situatave të vështira dhe kërkesave të klientëve.
  • Pjesëmarrësit krijojnë plane veprimi për të zbatuar praktikat e kujdesit ndaj klientit në punën e tyre të përditshme.

Pjesëmarrësit kontribuojnë në përmirësimin e kënaqësisë së qytetarëve me shërbimet publike nëpërmjet ofrimit të një shërbimi të cilësisë më të lartë.

Informacion mbi modulin:

Ky modul shqyrton teoritë dhe praktikat e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u fokusuar në dinamikën e shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe aktorëve të tjerë që ndikojnë në politikën globale. Pjesëmarrësit analizojnë çështje të ndryshme globale, si siguria, ekonomia dhe zhvillimi, dhe do të shqyrtojnë mënyrat se si shtetet dhe aktorët ndërkombëtarë bashkëpunojnë për të adresuar këto sfida.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është të ofrojë njohuri të thella mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësve për të analizuar dhe kuptuar ndikimin e politikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në nivel global.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë teoritë dhe konceptet kyçe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe do të zhvillojnë aftësitë për të analizuar situata dhe zhvillime të politikës ndërkombëtare.
  • Pjesëmarrësit njohin aktorët kryesorë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e tyre në zhvillimin dhe implementimin e politikave globale.
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të shqyrtojnë ndikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të vlerësojnë pasojat e këtyre marrëveshjeve për shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të identifikuar dhe analizuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me bashkëpunimin dhe rivalitetin ndërkombëtar.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron një kuptim të thellë të inspektimit dhe menaxhimit të punonjësve migrantë në kontekstin e ligjeve dhe rregullave të punës. Ai përfshin aspektet e mundshme të shkeljeve të të drejtave të punonjësve migrantë dhe procedurat e inspektimit të këtyre praktikave. Moduli shqyrton politikën e punës, sigurinë në vendin e punës, dhe procedurat e inspektimit për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të punonjësve migrantë, si dhe mënyrat se si mund të identifikohen dhe korrigjohen shkeljet.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është të ofrojë njohuri dhe aftësi për të inspektuar dhe monitoruar kushtet e punës dhe të drejtat e punonjësve migrantë, si dhe të zhvillojë kapacitetet e pjesëmarrësve për të zbatuar dhe mbikëqyrur ligjet dhe rregullat që mbrojnë këta individë.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë legjislacionin dhe politikat që lidhen me punonjësit migrantë dhe do të mësojnë si të inspektojnë dhe monitorojnë praktikat e punës për t’u siguruar që ato janë në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të identifikojnë shkeljet e mundshme të të drejtave të punonjësve migrantë dhe të zhvillojnë strategji për t’i adresuar ato në mënyrë efektive.
  • Pjesëmarrësit mësojnë teknikat e inspektimit dhe auditimit të kushteve të punës dhe procedurat e menaxhimit të grupeve të punonjësve migrantë në përputhje me normat ligjore.
  • Pjesëmarrësit janë të aftë të krijojnë raporte inspektimi dhe të rekomandojnë përmirësime për të siguruar kushte pune të drejta dhe të sigurta për punonjësit migrantë.

Informacion mbi modulin:

Ky modul fokusohet në rëndësinë e përfshirjes sociale si një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe drejtësinë sociale. Pjesëmarrësit do të mësojnë për politikat dhe praktikat që promovojnë integrimin e grupeve të margjinalizuara, siç janë minoritetet, të rinjtë, gratë, dhe individët me aftësi të kufizuara. Ky modul do të ofrojë një kuptim të thellë mbi teoritë e përfshirjes sociale, mekanizmat që e mundësojnë atë dhe strategjitë për ta promovuar në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij moduli është të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësve për të kuptuar dhe implementuar praktika të përfshirjes sociale në komunitetet dhe shoqëritë ku ata jetojnë dhe punojnë. Moduli gjithashtu synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e politikave të përfshirjes dhe të mbështesë pjesëmarrësit për të kontribuar në ndërtimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse dhe të barabarta.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit kuptojnë konceptin e përfshirjes sociale dhe do të njohin mekanizmat që mundësojnë integrimin e grupeve të margjinalizuara.
  • Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësitë për të hartuar dhe zbatuar politika që promovojnë përfshirjen sociale në nivel lokal dhe kombëtar.
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të vlerësojnë ndikimin e përfshirjes sociale në zhvillimin e shoqërisë dhe do të kuptojnë lidhjen ndërmjet përfshirjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Pjesëmarrësit mësojnë teknikat për të promovuar një mjedis të drejtpërdrejtë dhe gjithëpërfshirës për individët me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera të margjinalizuara.

Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për të identifikuar dhe adresuar barrierat që pengojnë përfshirjen sociale dhe për të promovuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Informacion mbi modulin:

Ky modul ofron njohuri dhe aftësi të nevojshme për të komunikuar me efektivitet në media, duke u fokusuar në ndërtimin e mesazheve të qarta dhe strategjike, si dhe në menaxhimin e situatave të ndryshme në kontekstin e intervistave dhe komunikimit me audiencën. Në një botë ku informacioni qarkullon shpejt dhe mediat luajnë një rol kyç në formësimin e opinionit publik, është thelbësore që individët dhe profesionistët të jenë të aftë të komunikojnë në mënyrë efikase dhe të ndikojnë në audiencën e tyre.

Qëllimi i trajnimit:

Qëllimi i këtij trajnimi është të përmirësojë aftësitë e pjesëmarrësve për të komunikuar në media, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë mesazhe të efektshme dhe të menaxhojnë me sukses ndërveprimin me audiencën.

Rezultatet e të nxënit:

  • Pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim të thellë mbi rolin dhe ndikimin e medias në formësimin e opinionit publik, si dhe mbi teknikat për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe bindëse.
  • Pjesëmarrësit do të mësojnë të krijojnë mesazhe të strukturuara dhe strategjike, të cilat përshtaten për kontekste të ndryshme mediatike dhe përçojnë në mënyrë efektive qëllimet e tyre tek audienca.
  • Pjesëmarrësit do të zhvillojnë vetëbesimin për t’u përballur me intervista dhe situata të tjera në media, duke menaxhuar presionin dhe duke përshtatur mesazhet sipas kërkesave të intervistës.
  • Pjesëmarrësit do të aftësohen në identifikimin dhe analizimin e karakteristikave të audiencave të ndryshme, duke i përshtatur mesazhet e tyre për të maksimizuar ndikimin dhe për të komunikuar në mënyrë më të synuar.

Pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e metodave dhe teknikave bashkëkohore për komunikim mediatik, duke përfshirë ndërtimin e mesazheve të kujdesshme dhe të ndjeshme, që përputhen me kërkesat dhe trendet aktuale në media.