Photo of Cthulu

Elda Baguca

Menaxhere trajnimi
Email:

Elda Baguca është Përgjegjës në Sektorin e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim dhe Formave Alternative të Trajnimit në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, institucion në të cilin ka nisur rrugëtimin në vitin 2006 ku ka mbuluar pozicione të ndryshme si, Menaxhere Finance, Menaxhere Komunikimi dhe Menaxhere Trajnimi.

Që prej vitit 2007 Elda është pedagoge e jashtme në lëndët: Histori e ekonomisë; Hyrje në Ekonomi; Teoritë ekonomike, Shkrim Akademik tek Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike, Universiteti i Tiranës.

Elda vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe me pozicione të ndryshme në administratën publike ku mund të përmendim pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Specialist në Sektorin e Politikave të Rritjes Profesionale të Administratës Publike në Departamentin e Administratës Publike. Gjithashtu Elda ka mbuluar pozicione si Specialiste Finance dhe Përgjegjëse e Departamentit të Financës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH).