Photo of Cthulu

Blerta Hyska

Menaxher Trajnimi
Email:

Blerta Hyska është menaxhere trajnimi pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike që prej shtatorit 2013. Ajo është diplomuar në shkenca politike, në “Universitetin e Tiranës “, në vitin 2003 dhe më pas kreu studimet për “Shkencat Politike dhe Qeverisjen” në Universitetin “Paris 8”, në Francë, ku u diplomua në vitin 2006.
Znj. Hyska e ka nisur eksperiencën e saj të punës me mësimdhënie në nivelin universitar, e më pas ka qenë e angazhuar edhe në këshillimin pedagogjik dhe në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare.
Në periudhën mars – shtator 2007 kreu një internship intensiv në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë. Është autore e disa botimeve shkencore jashtë Shqipërisë në gjuhën frënge, për temat që lidhen me emigracionin, të drejtat e njeriut dhe mirëqeverisjen. Fushat e saj të interesit lidhen me gjuhët e huaja, leximet dhe përkthimet.