Aurora Plaku

Aurora Plaku

Menaxher Trajnimi
Email:

Aurora Plaku mban pozicionin e menaxheres së trajnimit në Drejtorinë e E-Learning. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në degën “Matematikë–Informatikë” në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe studimet në Master Shkencor në profilin “Mësuesi Matematikë-Informatikë” në të njëjtin Universitet.
Gjatë periudhës 2019-2020, ka punuar si mësuese në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”, Durrës. Gjatë së njëjtës periudhë është kualifikuar për mësimdhënie digjitale si “Mësues Digjital” falë pjesëmarrjes në trajnimin e organizuar nga “Teach Pitch”.
Në periudhën 2020-2021 ka kryer praktikën profesionale në mësuesi në një shkollë 9-vjeçare. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në konferencën “Education Today” të organizuar nga “Turgut Ozal Education JSC”.
Aurora ka pasur eksperiencë pune në sektorin privat në fushën e IT. Ajo është certifikuar në programim në gjuhën JAVA falë kursit 2 mujor të organizuar nga Crytal Talent Solution “JAVA Language Course”.