Photo of Cthulu

Ardit Gabili

Përgjegjës Sektori
Email:

Ardit Gabili është diplomuar në “Inxhinieri Ekonomike” në Universitetin Politeknik të Tiranës, Master Shkencor. Së fundmi, diplomuar pranë “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” mbështetur nga Këshilli i Evropës. Ka dhënë kontributin e tij si aktivist në organizata jo fitimprurëse që mbështesin sigurimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri si edhe në të tjera fusha operative në shoqërinë civile.

Në vijim të ndjekjes së Programit Kombëtar të Praktikave të Punës të lançuar nga Qeveria Shqiptare për studentët ekselentë, është spikatur si një nga praktikantët me performancë të lartë, duke vijuar rrugëtimin e tij si punonjës në aparatin e Kryeministrisë, pranë Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit, i përfshirë në shumë procese pune të lidhura me politikbërjen, monitorimin e legjislacionit/programit të qeverisë dhe Planin Kombëtar të Integrimit Evropian. Më pas ka punuar si këshilltar/ekspert pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme i kontraktuar nga “United Nation Development Program” në fushën e Integrimit Evropian.

Arditi ka vijuar më tej formimin e tij profesional duke ndjekur trajnime në shumë vende të Bashkimit Evropian, pranë Parlamentit Evropian në Strasburg si dhe vende të tjera si Gjermani, Itali, Poloni, Turqi, Serbi të lidhura me fushën e projekteve, politikbërjen etj. Në vitin 2018 certifikohet me sukses si trajner trajnerësh (Training of Trainers ToT), nga Instituti i Administratës Publike në Irlandë si një nga shkollat më prestigjoze në Evropë për formimin profesional të nëpunësve në administratën publike.

Pas përfaqësimit me sukses të Shqipërisë në programin “Swedish Institute Academy for Young Professionals” midis 13 shteteve pjesëmarrës në këtë program, vijon të japë kontributin e tij si Kryetar i “Sweden Alumni Network Albania, SANA”. Gjithashtu vlen të përmendet kontributi i tij në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Qershor të vitit 2021 si trajner pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rolin e KZAZ dhe KQV në këtë process.

Arditi i është bashkuar Shkollës Shqiptare të Administratës Publike në vitin 2018, ku ka mbuluar burimet njerëzore dhe financën, më pas si meanxher trajnimi dhe aktualisht si shefi i sektorit të cilësisë. Në vitin 2019 është nderuar nga ASPA “ Nderi i Shkollës 2019” për kontributin që ka dhënë gjatë tërmetit të Nëntorit 2019 në zonën e Thumanës.