Anxhela Husha

Anxhela Husha

Menaxher Trajnimi
Email:

Anxhela Husha ka kryer studimet Bachelor në "Biologji" dhe Master Shkencor në "Mësuesi në Biologji për Arsimin e Mesëm të Lartë" në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në vitin 2019.
Gjatë periudhës së Masterit dhe në përfundim të tij, ka ndjekur praktika të ndryshme pune. Eksperiencat e saj përfshijnë: praktika disa mujore në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, ku u njoh me funksionin e ASPA-s dhe u angazhua në punët e përditshme të saj. Gjithashtu një praktikë tjetër është ajo në Zyrën Kombëtare të Erasmus Plus. Më pas ka vijuar me praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit duke marrë eksperiencë në mësimdhënie.
Anxhela ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të didaktikës së mësimdhënies, metodave inovative, konsultimit publik, ciklit të menaxhimit të projektit, etj. Ajo ka qenë pjesë e "Konferencës së III-të të mësuesisë" të organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Në përfundim të temës së diplomës, bashkë me profesorët udhëheqës botuan udhëzuesin "Kurrikul plotësuese në ndihmë të mësuesve të Arsimit të Mesëm të Lartë".
Aktualisht, Anxhela punon në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) në pozicionin e menaxheres së trajnimit.