Valbona Bala (Pajo)
Mjeshtër Trajnimi
Dr. Valbona Bala (Pajo) diplomuar “Juriste” në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet e thelluara pasuniversitare mbi çështjet zgjedhore (2004-2006) dhe studimet e doktoratës në periudhën 2011-2014 mbi çështje të drejtësisë kushtetuese.
Eksperienca profesionale përfshin ndërmjet të tjera punën si Këshilltare e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (2008-2017) si dhe pranë organizatave ndërkombëtare si Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Zyra për Reformën Zgjedhore dhe Projekti i USAID “Drejtësi për të gjithë”.
Nga viti 2001 është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë Tiranë dhe e Shoqatës së Grave Juriste. Është eksperte e certifikuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), trajnere mbi çështje të konfliktit të interesit, antikorrupsionit dhe qeverisjes së mirë dhe njohëse e mirë e çështjeve që kanë të bëjnë me administrimin e gjykatave dhe drejtësisë.
Është e angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si lehtësuese dhe eksperte në programin e trajnimit vazhdues të magjistratëve, lektore e jashtme në Shkollën Shqiptare të Avokatisë, lektore e jashtme e të Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Publike, të Drejtës Kushtetuese të Krahasuar si dhe e të Drejtës Administrative në disa universitete private. Është autore e shumë artikujve shkencorë botuar brenda dhe jashtë vendit.