Rovena Beqiraj
Mjeshtër Trajnimi
Zj. Rovena Beqiraj, pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Bolognes, Fakulteti Juridik, ka përfunduar Masterin Shkencor në Drejtë Publike Kushtetuese pranë Universitetit Evropian të Tiranës duke mbrojtur temën me titull: “Decentralizimi i pushtetit vendor”.
Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar në Administratën Publike, e cila përfshin qeverisjen lokale/vendore dhe atë qëndrore, legjislacionin dhe aktet administrative, ligjore dhe nënligjore.
Zj. Beqiraj drejton që prej 4 vitesh Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat dhe ka dhënë një kontribut të madh në orientimin e politikave dhe praktikave në fushën e Partneritetit Publik Privat duke qenë mbeshtetëse në lehtësimin e procedurave për Koncesionet/Partneritetin Publik Privat. Ajo ka kryer një serë trajnimesh mbi Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë.