Matilda Duri
Mjeshtër Trajnimi
Matilda Duri ka punuar në media dhe fushën e komunikimit prej mbi 17 vitesh, si gazetare për çështjet social-ekonomike dhe si konsulente për Komunikimin dhe Marrëdhëniet me Publikun. Matilda është lektore e ftuar (me kohë të pjesshme) në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës për lëndën “Komunikimi në Biznes”.
Ajo ka një diplomë, niveli master në “Gazetari” Fakulteti i Histori-Filologjisë, UT dhe shumë kualifikime në fushën e komunikimit. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në median e shkruar dhe atë elektronike që kulmon përgjatë periudhës 2002 – 2006 në televizionin kombëtar Top Channel, ku përgatiti dhe prezantoi rubrikën e përditshme ekonomike përgjatë edicionit qëndror të lajmeve.
Ajo ka ofruar shërbime të ndryshme konsulence, si eksperte në fushën e komunikimit për organizata vendase e të huaja, për sektorin publik e privat dhe për shoqërinë civile si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, projekte të financuara nga BE-ja etj. Matilda është autore e disa skenarëve dokumentarësh dhe ka moderuar aktivitete e konferencave të përmasave ndërkombëtare.
Ajo është e martuar dhe ka 2 fëmijë.