Thirrje për ekspertë për dhënie trajnimi për “Të drejtat themelore dhe mbrojtja nga diskriminimi”

📢Thirrje për ekspertë për dhënie trajnimi për “Të drejtat themelore dhe mbrojtja nga diskriminimi”

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
•Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
•3 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
•Curriculum vitae (ku të jetë e specifikuar qartë eksperienca në fushën përkatëse);
•Letër shprehje interesi.

Adresa e email: aspa@aspa.gov.al
Afati i aplikimit: 16 Tetor 2024