Thirrje për ekspertë për dhënie trajnimi për “Qeverisja për integrimin evropian dhe anëtarësimin në BE”

Thirrje për ekspertë për dhënie trajnimi për “Qeverisja për integrimin evropian dhe anëtarësimin në BE”.

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
•Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
•3 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
•Curriculum vitae (ku të jetë e specifikuar qartë eksperienca në fushën përkatëse);
•Letër shprehje interesi.

Adresa e email: aspa@aspa.gov.al
Afati i aplikimit: 15 Tetor 2024