Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kërkon të kontraktojë ekspertë për dhënie trajnimi për “Paketa Office”

 

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kërkon të kontraktojë ekspertë për dhënie trajnimi për “Paketa Office”.

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:

•Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
•3 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

•Curriculum vitae (ku të jetë e specifikuar qartë eksperienca në fushën përkatëse);
•Letër shprehje interesi.

Adresa e email: aspa@aspa.gov.al

Afati i aplikimit: 16 Gusht 2024