Përmes këtij bashkëpunimi, ASPA do të ofrojë programe trajnimi të përshtatura për nevojat e stafit të Identitek, duke mbështetur përmirësimin e aftësive profesionale dhe menaxheriale, si dhe nxitjen e kulturës së mësimit të vazhdueshëm, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Marrëveshja parashikon gjithashtu shkëmbim eksperiencash dhe ekspertize ndërmjet specialistëve të të dy institucioneve.

