ASPA me program të dedikuar trajnimi për bizneset 🤝
Sot prezantuam programin e ri të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike. ASPA sjell ekspertizën e fituar ndër vite më pranë nevojave reale të tregut.
ASPA do të ofrojë module të reja trajnimi, të orientuara drejt rritjes së kapaciteteve profesionale, përshpejtimit të transformimit digjital dhe forcimit të konkurrueshmërisë.
Fushat kryesore përfshijnë:
✔️ Prokurimin publik
✔️ Menaxhimin financiar për biznesin
✔️ Kuadrin e Bashkimit Europian dhe ndikimin e tij në veprimtarinë e biznesit
Përmes një rrjeti të zgjeruar ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe partneriteteve me institute të njohura evropiane, ASPA po forcon rolin e saj si një qendër ekselence për zhvillimin profesional dhe lidershipin ⭐.
