Menaxhimi i Financave Publike dhe Mbrojtja e Interesave Financiare të BE-së: Qeverisje e Përgjegjshme

Trajner: Vanina Jakupi

Përshkrimi: Ky webinar synon të trajtojë në mënyrë të integruar menaxhimin e financave publike dhe rëndësinë e mbrojtjes së interesave financiare të Bashkimit Evropian, si elementë kyç për qeverisje të mirë, transparencë dhe përparim në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ai i drejtohet administratës publike, me fokus në rolin e institucioneve në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin efektiv të fondeve publike dhe fondeve të BE-së.

Webinari do të ofrojë prezantime tematike dhe diskutime interaktive, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve profesionale të nëpunësve publikë për një menaxhim më efektiv, transparent dhe të përgjegjshëm të financave publike, në funksion të mbrojtjes së interesave financiare të BE-së dhe përmbushjes së angazhimeve integruese.

Data:  30.01.2026
Ora: 09:30-11:30

Date

Jan 30 2026

Time

9:30 am - 11:30 am