Arlinda Hoti

Znj. Arlinda Hoti në nëntor 2023 është ri-emëruar Drejtor i Drejtorisë së Trajnimit dhe Komunikimit në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Ajo ka kryer studimet e larta në Warsaw School of Economics, Poloni, në Fakultetin Ekonomik, si dhe ka kryer shkollën doktorale pranë Università degli Studi del Molise, Itali. Gjithashtu, ka përfunduar shkollën 1-vjeçare për nëpunësit e lartë të administratës publike në Varshave, Poloni (KSAP) ku është trajtuar me bursë nga shteti polak si studente ndërkombëtare dhe studentja e parë shqiptare në këtë institucion gjatë viteve.

Znj. Hoti ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike fillimisht si specialiste pranë Ministrisë së Financave 2004-2008, Drejtore e Trajnimit në ASPA 2014-2018, si dhe Këshilltare e Ministrit të Brendshëm 2019-2020.

Znj. Hoti ka një eksperiencë të gjatë edhe në fushën akademike ku është angazhuar si pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës (2004-2008) Pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Financë-Bankë/Fakulteti Ekonomik në Universitetin Europian të Tiranës (UET) dhe së fundmi Pedagoge e jashtme në Departamentin e Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Znj. Hoti ka ndjekur me sukses shumë trajnime dhe është autore e disa artikujve shkencorë të ndryshëm.

Arlinda inkurajon bashkëpunim dhe komunikim efektiv për të arritur qëllimet dhe për të pasur një ndikim pozitiv në zhvillimin e shkollës.