Photo of Cthulu

Dafina Dodoveci

Përgjegjës i Sektorit të Trajnimit dhe Komunikimit
Email:

Dafina Dodoveci është Përgjegjës në sektorin Trajnimit dhe Komunikimit në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Ka kryer studimet e larta në fakultetin e Shkencave të Natyrës Tiranë dega: "Fizikë" dhe më tej ka thelluar njohuritë duke vijuar dhe fakultetin e dytë në fushën e Ekonomisë ku ka përfunduar studimet master i shkencave profili "Kontabilitet Audit" në “Institutin Kanadez të Teknologjisë” CIT.
Përvoja e saj në administratën publike filloi në vitin 2013 si specialiste në Sektorin e Programeve të Zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale në Tiranë. Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në sektorin e arsimit, si mësuese në arsimin e mesëm dhe asistente pedagoge në institucionet e arsimit të lartë.
Dafina është bashkëautore e modulit të trajnimit "Si mund të përmirësohet përgatitja e mësuesve për t'iu përgjigjur objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, Axhenda 2030", i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për mësuesit, drejtuesit, edukatorët e sistemit arsimor parauniversitar si dhe anëtare e shumë grupeve pune në fushën e edukimit, trajnimit dhe ekonomisë. Ajo është e çertifikuar si trajnere e programeve ndërkombëtare të EIPASS (European Informatics Passport). Ka marr pjesë në konferenca dhe trajnime brenda dhe jashtë Shqipërisë në fushën e mësimdhënies, edukimit, burimeve njerëzore dhe administrimit publik.
Motoja e Dafinës për trajnimin është “Suksesi i një trajnimi është përmirësimi i aftësive personale dhe profesionale duke ndikuar në rritjen e performancës së një individi apo një skuadre të caktuar”.