Sot, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), dhe Drejtori i Komanduar e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), znj. Emona Boçe, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e kapaciteteve në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, KMD dhe ASPA do të kontribuojnë në rritjen e njohurive dhe aftësive të nëpunësve të administratës publike, si dhe profesionistëve të sektorit privat, duke promovuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e çdo forme diskriminimi.
Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm drejt një administrate publike më gjithëpërfshirëse, profesionale dhe të orientuar nga standardet evropiane.


