Menaxhimi dhe raportimi në kuadër të Facilitetit të Reformave dhe Rritjes

Ky webinar dyorësh i dedikohet administratës publike dhe synon të prezantojë dhe diskutojë në mënyrë të strukturuar New Growth Plan për Shqipërinë, në kontekstin e reformave ekonomike, procesit të integrimit evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Gjatë webinarit do të trajtohen objektivat kryesore të planit, shtyllat e tij strategjike, si dhe roli i institucioneve publike në zbatimin e këtij plani në nivel qendror dhe vendor. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet lidhjes së New Growth Plan me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe me instrumentet financiare dhe mbështetëse të disponueshme.
Webinari synon të rrisë mirëkuptimin institucional mbi New Growth Plan dhe të forcojë kapacitetet e administratës publike në drejtim të planifikimit, koordinimit dhe zbatimit efektiv të politikave të rritjes.
Trajner: Vanina Jakupi
Data: 02.02.2026
Ora: 09:30-11:30

Date

Shk 02 2026

Time

9:30 am - 11:30 am