“Java e Administratës Publike 2025, Edicioni II” solli në fokus forcimin e aftësive të administratës publike, përmes një eventi me Këshillin e Evropës dhe ASPA-n, kushtuar digjitalizimit të procesit të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim (VNT).Nevojat për trajnim në administratë do të mblidhen nga ASPA përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë digjital me të gjitha ministritë. Bashkërisht po rrisim efiçencën e planifikimit të aftësimit të administratës publike për qënë gati për sfidat e digjitalizimit, transparencës dhe shërbimeve moderne.
