Mundësi trajnimi  për nëpunësit civilë të Ballkanit Perëndimor

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe gjashtë Ambasadat Franceze në rajon, në bashkëpunim me Institut National du Service Public (INSP) – një nga institucionet më prestigjioze në fushën e administratës publike në Francë – kanë hapur thirrjen për pjesëmarrje në kurse të shkurtra trajnimi në gjuhën angleze, për vitin 2025!

Kush mund të aplikojë?
Nëpunës civilë nga administratat qendrore, me njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e frëngjishtes është avantazh.

Kurse të ofruara:
1. Leadership dhe Menaxhim: Transformimi i administratës publike
22–26 Shtator 2025
Regjistrohu këtu
2. Negocimi në dhe me Bashkimin Evropian – Diplomacia Ekonomike Evropiane
29 Shtator – 03 Tetor 2025
Regjistrohu këtu
3. Rreziqet dhe Menaxhimi i Krizave në nivelin Evropian dhe Ndërkombëtar
01–05 Dhjetor 2025
Regjistrohu këtu
Për kurse në gjuhën frënge Kliko këtu
Çfarë duhet të përmbajë aplikimi?
Formularin e para-regjistrimit + letra e mbështetjes nga institucionet
CV në anglisht
Diplomë universitare (minimumi Bachelor)
Kopje të pasaportës
Afati i fundit për aplikim: 23 maj 2025

Organizimi i detajeve të pjesëmarrësve në programet e shkurtër të trajnimit do të mundësohet nga INSP.
Përzgjedhja finale bëhet nga Ambasada Franceze dhe njoftimet do të dërgohen deri më 10 qershor 2025.
Kujdes! Mund të merrni pjesë edhe pa mbështetje financiare nga Ambasada, por në këtë rast shpenzimet mbulohen nga vetë kandidati ose institucioni i tij.